RCCOLA

Gjilani ka aktualisht 733 raste aktive, 106 prej të cilëve në hospitalizim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen drejtorit për Shëndetësi, Selami Xhemaili, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Xhemaili ka njoftuar se aktualisht Gjilani ka 733 raste aktive, 106 prej të cilëve në hospitalizim.

Mobi Casa

Xhemaili ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 17388 mostra, 4936 kanë rezultuar pozitivë, 4080 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 733 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 106 persona dhe 93 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/