ARKATANA

Gjilani ka aktualisht 168 raste aktive me COVID-19, apelohet për respektim të masave kundër përhapjes së virusit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur sot takimin e radhës për vlerësimin e situatës me virusin në këtë komunë.

Nënkryetari Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me COVID, duke bërë apelin për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

FIDANISHTJA

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: Nga 9113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitivë, 3123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat.

Përndryshe, në Komitetin komunal të Gjilanit, i cili është themeluar më 13 mars 2020, janë të përfshira institucionet lokale dhe rajonale, shëndetësia primare dhe sekondare, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Qendra 112 e Kryqi i Kuq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.