Uji Dea

Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në këtë takim, nënkryetari Ismajli njoftoi se 150 raste janë aktive me COVID-19 në Gjilan, derisa u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

ARKATANA

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11893 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 150 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 23 persona dhe 389 mostra në pritje për rezultat.

Ndryshe, Komiteti i themeluar nga kryetari Lutfi Haziri më 13 mars 2020, ka të inkorporuara institucionet lokale dhe regjionale, përfshirë edhe QKMF’në, emergjencat civile, QRSHP, policinë, Bashkësinë Islame, zjarrfikësit, qendrën e thirrjeve 112 dhe Kryqin e Kuq./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.