Hidromorava

Gjilani jep edhe 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë shpërndarë pako ushqimore për 60 familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, që ka falënderuar shoqatën për donacionin por edhe angazhimin dhe punën e bërë në mbështetje të shumë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po japin kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje dhe ndihmë të vazhdueshme të familjeve me gjendje të rëndë sociale në komunën e Gjilanit. Kjo shoqatë me pakot ushqimore këtyre familjeve u mbushi sot sofrën me ushqime. Këto pako përmbajnë sasi të konsiderueshme të produkteve elementare ushqimore dhe higjienike, që u zgjidhin problemin për një kohë të gjatë familjeve përfituese”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

FITORJA

Nënkryetari Ismajli me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohjen që kryetari, Lutfi Haziri, i ka dedikuar Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ta falënderuar për kontributin që ajo ka dhënë gjatë gjithë kohës në Komunën e Gjilanit në të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit të banimit për shumë familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.