Eko Higjiena

Gjilani ja shuan ëndrrat Feronikelit për titull

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në ballafaqim me kampionin aktual të Kosovës në futboll Feronikelin, ka zhvilluar ndeshjen më të mirë për gjatë 28 javëve në Vala Superligën e Kosovës duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Me këtë humbje skuadra nga Drenasi ka humbur të gjitha gjasat që të përsërit suksesin e vitit të kaluar duke u shpallur kampion.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit nëpërmjet kapitenit të saj Zgjim Mustafës, kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi por gjuajtjen e tij e ndali ish portieri i Gjilanit, Faton Maloku.

Pesë minuta më vonë rast ideal për Ergon Hysenin por gjuajtja e tij me kokë shkon për disa centimetra jashtë pingules së Malokut.

Në minutën e 17-të, mbrojtësi Armend Thaqi i Gjilanit pasi kalon dy mbrojtës të skuadrës mysafire gjuan por jashtë portës.

Futbollistët mysafirë gjatë pjesës së parë nuk e patën asnjë rast për të rrezikuar portën e portierit të Gjilanit, Donat Kaciut.

HW

Me të filluar pjesa e dytë pas një kundërzbritje në minutën e 48-të, Haxhimusa bukur shërben Gëzim Rusin i cili depërton dhe nga 14 metra mposht Malokun.

Futbollistët mysafirë rastet më ideale për të shënuar i patën në minutën e 58-të kur Bardhi gjuan afër pingules dhe atë në minutën e 67 kur Shabani nga ndërprerja rrezikon, por Kaciu ishte i vëmendshëm.

Në minutën e 90-të, Rusi ka mundur të shënon edhe golin e tij të dytë por dështon me kokë nga 4 metra gjuan mbi portë.

Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, pas ndeshjes deklaroi : “Djemtë dhanë të gjithë mundin e tyre, unë i përgëzoj për këtë fitore dhe deri në fund të sezonit do të luajmë të krijojmë sa më shumë pikë”.

Ndërsa trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, i zhgënjyer deklaroi.
“Futbollistët e Gjilanit gjatë gjithë ndeshjes bën zhagitje të lojës, ata patën një rast dhe atë e shfrytëzuan ndërsa tani për pozitën e dytë do të jetë beteja shumë interesant”.

Ndeshjen me autoritet e gjykoi gjyqtari nga Prishtina, Burim Jahmurati, në praninë e 600 shikuesve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.