Gjilani importon një pikë nga Skenderaj
Në javën e 4-të, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, futbollistët e Gjilanit nga stadiumi “Bajram Aliu”, në ballafaqim me Drenicën kanë arritur të importojnë një pikë.
“Bardh e kuqët” e Gjilanit, sot ishin pa dy futbollistët kryesor Muqën e lënduar dhe Perez, i cili po i mbron ngjyrat e shtetit të tij në Guatamala.
Në një lojë të dobët nga dy skuadrat, gjatë 90 minutave nuk u tregua futboll cilësor e sidomos i futbollistëve të Gjilanit, të cilët gjatë 90 minutave asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e portierit Ymerit.
Vendasit rastin më të mirë e patën në minutën e 22-të, kur Armend Abazi parabollon Kaciun e Gjilanit, por topi godet horizontalen e Gjilanasve.
Nga gjysmë rastet vendësit kishin mundësi të bënin diçka më tepër, por mbrojtja e Gjilanasve dhe ngathtësia e futbollistëve të Drenicës bënin që ato të përfundonin pa rrezik për portën e Kaciut.
Në minutat shtesë të ndeshjes, arbitri gaboi rënd kur nuk akordoi në pikën e bardhë për Gjilanasit pasi një futbollist i Drenicës kishte luajtur me dorë, me gjithë protestën e futbollistëve të Gjilanit, arbitri Alban Shala mbajti kriterin e tij.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti ka deklaruar.
“Nuk jam aspak i kënaqur me lojën e futbollistëve të mijë, në stërvitje janë të mirë në ndeshje kampionale nuk i tregojnë ato cilësi, kemi shumë punë me skuadrën për tu përmirësuar dhe shpresoj se shumë shpejt do ta arrijmë lojën tonë”.
Në javën e ardhshme, Gjilani ballafaqohet me Ballkanin./rajonipress/


