ARKATANA

Gjilani importon një pikë nga Skenderaj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Gjilanit në javën e 25-të, në Superligën e Kosovës në futboll, kanë arritur të importojnë një pikë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj në ballafaqim me Drenicën, duke luajtur me rezultat të barabartë 0-0.

Në një ndeshje jo edhe aq interesante, gjatë 90 minutave futbollistët e Gjilanit kishin më tepër nga loja por nuk arritën të gjejnë rrjetën kundërshtare.

Raste të mira për shënim në radhët e Gjilanit kishte Fiton Hajdari i cili nuk realizoi nga pozitat ideale, duke përfunduar gjuajtjet e tij jashtë portës kundërshtare.

FIDANISHTJA

Rastin e vetëm tek Drenicakët e kishte Armend Abazi, i cili gjuan furishëm por vetëm disa centimetra larg shtyllës pingule të Gjilanasve.

Trajneri i Gjilanit Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Luajtëm një ndeshje të mirë, reaguam në momente të caktuara shumë mirë, patëm disa raste por nuk shënuam, një pikë në këto momente është mjaft e madhe ndërsa shpresoj në ndeshjet e radhës të arkëtojmë tri pikë”.

Ne fundjavë zhvillohet java e 25-të, skuadra e Gjilanit si vendëse zhvillon derbin Gjilanas me Dritën në Prishtinë, për shkak renovimit të stadiumit të qytetit në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.