Fundamenti

Gjilani importon një pikë nga Podujeva

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit javën e tretë në Superligën e Kosovës në futboll, ishin mysafire e liderit aktual Llapit, të cilët ndan pikët me rezultat 1-1.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, mbi 2000 shikues u ndanë të kënaqur me atë se çka dhanë dy skuadrat gjatë 90 minutave.

Pjesa e parë kryesisht u zhvillua në gjysmëfushë, dy skuadrat patën nga një rast shënimi.
Së pari Karahoda në minutën e 40-të gjuan nga 16 metra afër portës së portierit Ademi, ndërsa pesë minuta më vonë Gentrit Begolli nga tri metra dështon për ta mposhtur portierin e Gjilanit, Kaciun.

Me të filluar pjesa e dytë në minutën e 47-të, kapiteni Namani harkon bukur duke e gjetur bashkëlojtarin e tij Mirand Maksutin i cili nga afërsia tund rrjetën e portierit të Gjilanit, Kaciu, duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Futbollistët e Gjilanit golin e barazimit e arritën në minutën e 71-të, Betim Haxhimusa pasi pranon një top nga thellësia me lehtësi kalon një mbrojtës të Llapit i cili nga 10 metra tund rrjetën e Ademit.

Fundamenti

Gjyqtari i këtij ballafaqimi ishte Besfort Kosumi i cili ndeshjen e drejtoi me autoritet.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina theksoi.
“Barazimi i kësaj ndeshje është real por edhe dy skuadrat kanë mundur të dalin me nga tri pikë, por t’ju theksuar se skuadra e Gjilanit për momentin luan futbollin më të mirë në Superligë”.

Homologu i Morinës, Tahir Batatina pas ndeshjes theksoi.
“Skuadra ime meritoi tri pikë kishim më tepër nga loja por skuadra e Gjilanit është një skuadër e cila duhet respektuar, dhe në këtë
ballafaqim u tregua e matur”.

Në javën e 4-të, skuadra e Gjilanit është nikoqire e Vllaznimit të Gjakovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.