Gjilani importon një pikë nga Mitrovica
Futbollistët e Gjilanit, në javën e 14, në ballafaqim me Trepcën’89 në Mitrovicë kanë ndarë pikët duke luajtur 1-1.
Më meritori për këtë pikë të importuar padyshim është “gardiani” Donat Kaqiu, i cili në ndeshjen e sotme ishte në nivel të detyrës së tij.
Në minutën e 6, mbrojtësi i Trepçës’ 89 Pira për pak sa nuk shënon në portën e tij.
Golin e epërsisë “bardh e kuqët” e Gjilanit, e arrin në minutën e 25, së pari Nika shërben bukur Vilfor Hysen i cili nga afërsia e detyron portierin Arben Beqirin të nxjerr topin nga porta e tij.
Dy minuta më vonë, Gëzim Rusi gjuan bukur portieri Kaqiu ishte i mposhtur por kapiteni Kastrati largon topin nga vija fatale e portës.
Në minutën e 47, Ansi Nika dërgon një gjuajtje precize por Beqiri me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.
“Minatorët” arrinë të barazojnë rezultatin në minutën e 76, Manaj nga 7-8 metra mposht Kaqiun e Gjilanit.
Raste të mira shënime në fund të ndeshjes kishin Basriu e Mirqevski por Kaqiu ishte i vëmendshëm.
Në javën e 15 Gjilani do të jetë nikoqirë i Drenicës./rajonipress/


