Gjilani importon një pikë nga Drenasi
Feronikeli e Gjilani në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas kanë zhvilluar javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, e cila ishte njeherit edhe ndeshja e parë në stinorin pranveror.
Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur më tepër se një pikë në këtë ballafaqim duke dëshmuar se tek “bardhekuqët” e Gjilanit nuk janë duke vajtur punët mirë pasiqë një javë më herët Gjilani ishte eliminuar edhe nga Kupa e Kosovës, çka njiherit ishte edhe synimi i saj në këtë edicion.
Më ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokolit tek “bardhekuqët” gjerat nuk janë si më parë nga eliminimi i Kupës, Sokoli ngushëllim gjeti duke deklaruar se fusha ishte e vështirë ndërsa për barazimin e sajnë ndeshjen e sotme deklaroi se na nevojitet edhe shumë punë për të bërë, ndërsa kishte ardhur me premtime të mëdha këto rezultate të dobëta të Gjilanit ka shkaktuar pakënaqësi të madhe tek tifozët “Skifterat”.
Në minutën e 2-të Gerhard Progni shpërdoron rast të 100% pasi nuk shënon edhe pse ishte i pa penguar.
Rast tejet të volitshëm lëshon edhe Nikaq nga afërsia i pa penguar gjuan por portieri Avdyli shpëton rrjetën e tij.
Në minutën e 20-të vendasit shënojnë, pas harkimit nga distanca më së miri gjendet Adem Maliqi i cili topin e përcjell në rrjetën e Koliqit të Gjilanit.
Në minutën e 28 e 35 Hila e Hajdari provojnë të mposhtin Avdylin por nuk ja dalin.
Në fillim të pjesës së dytë Busiq edhe njiher dështon i pa penguar pranë portës së Avdylit.
Në minutën e 51-të, Gjilani barazon rezultatin, pas disa tentimeve Muhamed Useini gjuan topi devijohet nga një mbrojtës i Feronikelit duke gjetur rrugën drejt portës së Avdylit.
Pesë minuta më vonë vendasit kanë mundur të kalojnë përsëri në epërsi lehtësisht, Maliqi shpërdoron rast tejet të volitshëm për ta mposhtur portierin Enea Koliqin e Gjilanit.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar.
“Nuk jam i kënaqur as me lojë e as me rezultat, futbollistët nuk zbatuan në fushë për atë që ishim marrur veshë para ndeshjes. Ne kemi shumë për tu përmirësuar kështu nuk guxojmë të luajmë, ne kemi probleme me disiplinë taktike të cilën duhet përmirësuar urgjentisht”.
Ndërsa, homologu i Sokolit trajneri nga Shqipëria Klodian Duro pas 90 minutave ka deklaruar.
“Ne jemi skuadra më e mirë në Superligë, neve mundet të na mposhtin vetëm gjyqtarët, jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhanë maksimumin e tyre dhe kontrolluan ndeshjen e tyre në fushë”.
Gjilani pozicionohet në pozitën e katërt me 30 pikë, ndërsa në javën e 20-të është mysafire e Llapit në Podujevë./rajonipress/

