Mobi Casa

Gjilani i thellon krizën Arbërisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Skuadra e Arbërisë e cila ndeshjet si vendas i zhvillon në Podujevë, është mposhtur me rezultat 3:4 nga skuadra e Gjilanit.

Serinë e golave të kësaj ndeshje e hapi, mesfushori i Gjilanit, Besar Musolli, në minutën e 5 i cili shënoi nga afërsia për rezultatin 0:1.

Në minutën e 8, pasi Frank Veliu ndal brenda zonës, Arbër Pirën, dhe gjyqtari Tefik Maloku akordoj penallti për vendësit, kurse nga pika e bardhë i pagabuar ishte Santos për të barazuar rezultatin në 1:1.

Vendësit kalojnë në epërsi në 2:1, në minutën e 20, golashënues ishte Almir Kryeziu.

Futbollisti më i mirë i skuadrës së Gjilanit, Gerhard Progni, në minutën e 38 nga goditja e dënimit realizon super gol duke barazuar rezultatin në 2:2.

UBT

Në minutën e 52, Kreshnik Bahtiri, realizon me kokë për ta rikthyer epërsinë në 3:2.

Futbollistet e Gjilanit arrijnë të barazojnë rezultatin përsëri në minutën e 86, pasi nga afërsia shënon Progni.

Në minutën e 89, Shend Kelmendi, pasi kalon portierin Kaqiu realizon për rezultatin 3:4, duke i siguruar 3 pikë skuadrës së tij.

Gjilani me këtë fitore mbetet në vendin e 4 me 47 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon kundër rivalit lokal Dritës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.