UBT

Gjilani i rikthehet fitoreve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e SC Gjilanit është rikthyer tek fitorja, pasiqë në ndeshjen e javës së 19-të ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0.

Ndeshja filloi me 1 minutë heshtje në nderimi të ish-futbollistit të njohur Gëzim Kaçanikut.

Skuadra e Gjilanit arriti që të sulmoi e para, në minutën e 28-të, pas një gabimi të portierit mysafirë, Erind Selimaj, sulmuesi Tomislav Busiç nuk arriti të shënon në portën e zbrazët.

SC Gjilani kaloji në epërsi në minutën e 39-të, pas një gabimi të portierit mysafirë, Sebino Plaku gjendet më se miri dhe arrin te shënon për rezultatin 1-0.
Ky ishte goli i pare me fanellën e Gjilanit për sulmuesin Plaku.

Mobi Casa

Në pjesën e dytë të ndeshjes, skuadra e Gjilanit arrin të shënon edhe golin e dytë.

Në minutën e 70-të, Tomislav Busic me kokë arrinë që të dyfishoj epërsinë e skuadrës së tij.

Pas ndeshjes trajnerin i SC Gjilanit, Gentjan Mezani, deklaroi.
“Ishte një fitore shumë e domosdoshme, pasi që vinim nga eliminimi nga Kupa, i cili ishte objektivi ynë dhe humbja në derbi. Një fitore shumë e rëndësishme që vjen në një moment të mirë për ne. Më pëlqeu me mënyrën se si skuadra i zgjidhi gjërat. Por, kemi ende punë për të bërë”.

Pas kësaj fitore, skuadra e Gjilanit renditet në pozitën e 4-të me 35 pikë të tubuara.
Ndeshjen e radhës skuadra e Gjilanit, do të jetë mysafirë i Dukagjinit./rajonipress/