Hidromorava

Gjilani i ofron bashkëpunim Odës së Afarizmit për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, Valbona Tahiri, është takuar të martën me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, në krye me Skënder Krasniqi, kryetar i Bordit si dhe katër përfaqësues të komunitetit të bizneseve si Integj, Orange net, Vali Ranch dhe Guri sh.p.k.

Takimi kishte për qëllim identifikimin e mundësive për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe OAK.

Tahiri ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Gjilanit për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve që kanë për synim mbështetjen e sektorit privat.

Ajo ka prezantuar pakon e masave me lehtësirat të cilat Komuna e Gjilanit i ka ndërmarrë brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka në mbështetje të bizneseve me qëllim të rikuperimit ekonomik, pasi shumë biznese janë ndikuar nga masat e Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e Covid-19.

Mobi Casa

Të pranishmit u njoftuan edhe në lidhje me hulumtimin me bizneset e Komunës se Gjilanit për vlerësimin e dëmeve në ekonomi, i cili, do të shërbejë si një instrument për koordinimin e veprimeve të Komunës si dhe bashkërendimin me nivelin qendror dhe donatorët, për tejkalimin e krizës ekonomike, e shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit kanë potencuar se kanë bashkëpunim të mirë me bizneset e Komunës e Gjilanit dhe janë të interesuar të bashkëpunojnë me qëllim që të adresojnë sfidat me të cilat po përballet sektori privat dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes për t’i dhënë një kahje pozitive sektorit më të rëndësishëm në vend.

Ata thanë se OAK është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucione dhe të tjerët në fushën e legjislacionit përkatës, për të reaguar për problemet me të cilat përballen afaristët dhe bashkërisht, për të gjetur zgjidhje përmes bashkëpunimit me institucionet relevante të vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.