UBT

Gjilani i izoluar edhe nga projektet, edhe nga zhvillimi, viti 2022, vit i dështimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas mendojnë se pos që ka një klimë depresioni politik që e ka shkaktuar vet qeverisja komunale, vazhdon një agoni e plotë edhe në fushën e zhvillimit dhe progresit. Komunat tjera po ecin tutje kurse Gjilani po vendnumëron shprehen të anketuarit.

Qytetarët e Gjilanit vitin 2022 e shohin si vit të dështimit dhe më të rëndin që nga pas lufta. Pos që ka munguar zhvillimi i qytetit, Gjilani është mbizotëruar nga një depresion politik, në mungesë të seancave të Kuvendit dhe në mungesë të ndërtimit në të gjithë sektorët.

Memli një 46 vjeçar thotë se Gjilani ka humbur shumë dhe vështirë të kompensohet ky dëm.”Ne jemi të izoluar sepse kemi udhëheqës të papërvojë, fëmijë hesapi. Qeverisje më të dobët kurrë Gjilani s`ka pasur që nga pas lufta” mendon ai.

Uji Dea

Edhe, Ilazi një 56 vjeçar thotë se viti 2022 është vit i humbur, është vit i trishtimit për Gjilanin. “Asgjë nuk ka ecur, asnjë sferë nuk është zhvilluar. Jemi qytet fantazmë ku udhëheqin të paditurit dhe frikacakët. Jemi penduar që kemi votuar këso njerëz, por tash është vonë” shprehe ai.

Lumturija një 39 vjeçare mendon se edhe viti 2023 do të jetë edhe më i rëndë për Gjilanin. “Ka mundësi që shkojmë në zgjedhje për asamble sepse LVV si ka numrat dhe nuk po dinë me menaxhua me situatën. Albani dhe Arianiti janë të mirë për ndonjë çerdhe të fëmijëve me udhëheq, a sa për komunë këta janë larg shumë larg” thotë me ironi Lumturija./rajonipress/