ARKATANA

Gjilani i hendikepuar nuk arrin më tepër se një pikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Gjilanit ne javën e 11 të Superligës së Kosovës në stadiumin e qytetit në Gjilan, e ka zhvilluar ndeshjen në cilësinë e mysafirit duke u ballafaquar me Vllaznin e Pozheranit duke i ndarë pikët me rezultat të bardh 0-0.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit pa gjysmën e skuadrës, nuk arriti më tepër se një pik ndaj Vllaznisë, e cila sot u paraqit si një skuadër e fort gjatë 90 minutave.
Edhe vet trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fushë.
“Gjatë tërë kohës patëm iniciativë në fushë, por aksionet mbetën në gjysmë, po vërehet mungesa e futbollistëve të lënduar po e shtyjmë aq sa po mundemi duke e ditur situatën e mungesës së futbollistëve, por rezultati kësaj ndeshje është real”.

Futbollistët e Gjilanit kanë mundur shumë lehtë të arrijnë në epërsi qysh në minutën e 2-të, kur mbrojtësi Fisnik Papuqi nga goditja e lirë nga 30 metra gjuan furishëm, por portieri Jasir Bajrami me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Në pjesën e dytë Gjilani pati lojë edhe më konfuze, duke mos krijuar asnjë rast shënimi ndërsa mysafirët me kundërsulme kërkonin golin e fitores.

UBT

Në minutën e 71 Shkumbin Salihu gjuan me kokë nga 7 metra por Donat Kaciu shpëton gol të sigurt.

Salihu ka mundur të vulos fatin e kësaj ndeshje ne minutën e 86 i cili gjuan nga 8 metra por Kaciu edhe njëherë nuk lejon ti tundet rrjeta e tij.

Trajneri i Vllaznisë së Pozheranit Bylbuyl Sokoli i cili ka marr drejtimin e Vllaznisë par një jave deklaroi.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë ndaj një Gjilani të fort, humbëm pikë të rëndësishme futbollistët dhanë maksimumin, por theksoj se
pas këtij barazimi Vllazninë e presin ditë të vështira për mbijetesë”.

Në ndeshjen e javës së 12 Gjilani takohet me Besën në Pejë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.