ARKATANA

Gjilani i dobësuar, por nuk dorëzohet

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në javën e 5 zhvillon derbin e javës me liderin e Superligës Feronikelin e cila në 4 javët e para ende nuk e ka shijuar humbjen.

Gjilanasit në stadiumin e qytetit në Gjilan do ta kenë shumë vështirë në këtë derbi pasi paraqitet pa 4 futbollistët e saj standard.

Bardh e kuqët e Gjilanit në javën e 4 pësuan humbjen e parë nga Hajvalia, por nga ky takim Gjilanasit u ndanë përpos humbjes edhe pa tre futbollistët e saj kryesorë
duke u ndëshkuar nga gjyqtari i këtij takimi Gramos Shala me kartona të kuq.

Të skuqur nga ky takim ishin Isa Eminhaziri, Besnik Krasniqi e Arbër Shala ndërsa një javë më parë ishte i skuqur edhe futbollisti Gëzim Rusi.

Mobi Casa

Në taborin e Gjilanasve edhe pse shumë të hendikepuar ata premtojnë se me kampionin aktual dhe liderin e tanishëm Feronikelin do të zhvillojnë lojë të bukur dhe pa kalkulime.

Ndihmës trajneri i ‘bardhe kuqëve’ Afrim Ajdini lidhur me derbin shpjegon. “Është e vërtetë se do të jetë një ballafaqim shumë i vështirë por ne nuk do të dorëzohemi përkundrazi jemi të motivuar si asnjë herë më parë për të treguar se skuadra jonë rastësisht nuk i ka shënuar tri fitore nga katër javët e kaluara”.

Lidhur me mos paraqitjen e katër futbollistëve kryesorë në derbin me Feronikelin Ajdini tha se është një mungesë e madhe për skuadrën tonë. “Do të mobilizohemi
dhe do të dëshmojmë se edhe pa këta futbollist cilësor do të arrijmë rezultat të favorshëm
duke e ditur potencialin që kemi në fondin e futbollistëve”.

Se çfarë interesimi do të ketë në shkallët e stadiumit ndihmës trajneri Hajdini tha se do të jetë derbi ku nuk do të mungojnë tifozët tanë ‘Skifterat’ në këtë ndeshje të rëndësishme të skuadrës sonë ata si gjithmonë janë futbollisti i dymbëdhjetë dhe shpresoj se nuk do t`i
zhgënjejmë” përfundon Ajdini./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.