HW

Gjilani hap Murin e Kujtimeve me fotografi të sportistëve prej disa dekadash

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka bërë sot hapjen e Murit të Kujtimeve me fotografi të klubeve të ndryshme, të lojtarëve e organizimeve rinore, përkatësisht në stadiumin ndihmës të futbollit, në palestrën e sporeve “Bashkim Selisha-Petriti” dhe në Shtëpinë e Rinisë.

Në këto ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e sportdashës të të gjitha kategorive.

“Me anë të këtyre fotografive i kujtojmë edhe ata që nuk janë në mesin tonë sepse klubi i parë i futbollit “Drita” është themeluar para disa dekadave, për t’u themeluar edhe “Gjilani” më vonë, pastaj klubet tjera në të gjitha kategoritë e sportit. Me anë të këtyre fotografive ne po i qesim në pah figurat tona sportive e klubet, që janë emblemë e sportit gjilanas”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mobi Casa

Gjatë ditëve në vazhdim do të vendosen edhe fotografitë gjyqtarëve, punëtorëve sportiv, e kategorive tjera.

Komuna e Gjilanit u bënë thirrje të gjithë atyre që posedojnë fotografi të vjetra, t’i sjellin në Njësinë e Sportit, në mënyrë që të vendosen nëpër muret e institucioneve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.