United Hospital

Gjilani gjenë fitoren tek Ulpiana e cila është përshëndetur nga Superliga

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit pas krizës që e ka kapluar këtë skuadër, më në fund ka gjetur fitoren e rehabilitimit, duke e mposhtur si udhëtuese Ulpianën e cila tani me dy këmbët gjendet në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Sulmuesi e kapiteni, Gerhard Progni ishte akteri më i mirë i kësaj ndeshje duke shënuar tre gola në portën e portierit Ajeti.

Serinë e golave e hapi Gerhard Progni në minutën e 36-të, së pari Cale pason gjerë te Progni i cili me gjuajtje të saktë shënon 0-1.

Një minutë para përfundimit të pjesës së pare, Blerim Krasniqi edhe pse ka mundur të shënon vetë këtë nuk e bën ia pason topin Prognit duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje 0-2.

ARKATANA

Në minutën e 66-të, Dabiqaj shërben bukur Blerim Krasniqin i cili ngritë pa vështirësi rezultatin në 0-3.

Gerhard Progni për të kompletuar hat-trickun e tij në këtë përballje u kujdes në minutën e 73-të, duke e detyruar portierin Ajeti ta nxjerr topin për herë të katër nga rrjeta e tij.

Gerhard Progni nga 32 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 21 gola. Në javën e 33-të, Gjilani zhvillon debinë e qytetit kundër Dritës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.