FIDANISHTJA

Gjilani furnizon me farë për mbjelljet pranverore 572 fermerët aplikues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit me projektin për mbjelljet pranverore ka furnizuar me farë misri 572 fermer, duke punuar vazhdimisht në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë.

Në shpërndarjen e farës kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, të cilët kanë paralajmëruar edhe shumë investime në sektorin e blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, perimtarisë, por edhe investimin në subvencionim direkt në mekanizëm bujqësor.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se edhe këtë vit të gjithë fermerët aplikues janë përfitues, duke mos refuzuar asnjë të tillë, me qëllimin e vetëm për zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi në Gjilan, si potencial i fuqishëm i zhvillimit lokal ekonomik.

HW

“Jam shumë i lumtur që Komuna e Gjilanit, ka arritur që nga buxheti vetanak të subvencionoj me farë misri për mbjelljet pranverore të gjithë fermerët aplikues. Institucionet e Komunës së Gjilanit, gjithmonë do të jenë afër fermerëve për të gjitha nevojat që ata i kanë nga të gjitha fushat e bujqësisë. Bereqeti i Gjilanit dhe zhvillimi i këtij sektori varet nga mundi dhe puna që e bëjnë këta fermer, në angazhimin e tyre permanent”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar se kushtet e mira klimatike që po e përcjellin këtyre ditëve Gjilanin dhe Kosovën, e bëjnë edhe më të vlefshëm subvencionimin që ndahet sot, sepse sipas tij, kjo u lehtëson punën jashtëzakonisht shumë fermerëve tanë që të kenë sukses.

“Fermerët nga Komuna e Gjilanit, llogariten partnerët tanë, të zhvillimit të bujqësisë dhe për realizimin e qëllimit tonë kemi mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili, të gjitha projektet e bujqësisë i ka përkrahur në vazhdimësi. Gjatë javëve dhe muajve në vijim kemi tashmë të aprovuar projektet konkrete në sektorin e perimtarisë, pemëtarisë, mekanizimit bujqësor, serave, pastaj sektorin e blegtorisë dhe projekte ku të gjithë sektorët e bujqësisë do të jenë përfitues”, ka thënë drejtori, Ramadani. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.