RCCOLA

Gjilani fton qytetarët, ndërmarrjet publike, shoqërinë civile e organizatat rinore që t’i bashkëngjiten aksionit për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Me qëllim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të ambientit sa më të pastër dhe të shëndetshëm, Komuna e Gjilanit, gjatë muajit qershor, ka nisur aksionin e përbashkët për pastrimin dhe gjelbërimin e hapësirave brenda dhe jashtë zonave të qytetit, duke synuar sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe ekologjik.

Përkitazi me këtë, është mbajtur sot takimi i radhës i grupit punues ndër-institucional, i kryesuar nga drejtori i Administratës, Bardhyl Syla.

Uji Dea

Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet publike, Ndërmarrjet Publike Komunale, komunitetin e biznesit, shoqërinë civile, organizatat rinore e studentore dhe punonjësit e administratës, që t’i bashkëngjiten këtij aksioni.

Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e pastrimit, duhet t’i respektojnë rregullat e vendosura kundër COVID-19, siç janë, mbajtja e maskës, distancës dhe ruajta e higjienës personale./rajonipress/