UBT

Gjilani fiton projekt 200 mijë euro për rivitalizimin e varrezave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është njoftuar zyrtarisht nga zyra e UNDP-së në Kosovë se Komuna e Gjilanit është përzgjedhë si përfituese e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” që financohet nga Komisioni Europian.

Gjilani ka konkurruar në këtë program me projektin për rivitalizimin e varrezave të qytetit dhe për të ka pasë përkrahjen e të gjitha komuniteteve fetare të Gjilanit.
“Ne po vazhdojmë ta bëjmë Gjilanin qendër rajonale dhe përmes qeverisjes së mire dhe efektive po shtojmë përkrahjen ndërkombëtare për komunën tonë” ka thënë kryetari Haziri.

Uji Dea

“Projekti i rivitalizimit të varrezave të qytetit ka karakter edhe kulturor edhe të trashëgimisë për ne, prandaj i jemi mirënjohës UNDP-së dhe Komisionit Europian për përkrahjen e tyre,” ka shtuar kryetari Haziri.

Projekti në fjalë kap shifrën e mbi 200 mijë eurove që do të financohen nga programi “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”. Komuna e Gjilanit dhe UNDP do të fillojnë përgatitjet për realizimin e këtij projekti në javët në vijim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.