Fundamenti

Gjilani fiton për të marrë kreun

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Në javën e 14-të, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore në ballafaqim me Vushtrrinë me rezultat 3-1, duke e kryesuar tani tabelën në Superligë.

Në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, “bardhëkuqet” treguan forcën e saj prej liderit në futbollin e Kosovës, duke paralajmëruar se janë kandidat potencial për titull të kampionit.

Ndeshja filloi furishëm nga ana e vendësve, Jasmin Bashota në minutën e 3 e të 6-të, në dy rastet e tij gjuan jashtë portës së Haxhihamzës.

Në minutën e 15-të, hendikep i madh për Gjilanin pasi Erlis Frashëri zgjat muskulin e këmbës dhe braktis ndeshjen.

Gjilani arrinë që të shënoj në minutën e 18-të, Progni harkon bukur e më kokë shënon Rezak Keita për 1-0.

Ajo çka i ndodhi Frashërit në minutën e 35-të i ndodh edhe Keita Aziz, i cili kishte zgjatje të muskujve të këmbës.

Ndeshja e sotme për futbollistët e Gjilanit ishte e kobshme pasi që edhe futbollisti kroat Tomisllav Busiq në minutën e 40-të, kishte zgjatje të muskujve dhe detyrohet ta braktisë fushën.

Në minutën e 44-të, Gjilani arrinë që të dyfishon epërsinë pasi Halili shfrytëzon një pakujdesi të portierit Petrit Tahirit dhe realizon
për 2-0.

Eco Higjiena

Në minutën e 50-të, portieri Haxhihamza lëndohet por trajneri Mezani kishte kryer zëvendësimet e imponuara dhe Haxhihamza vazhdon të qëndron në lojë i lënduar.

Në minutën e 60-të, nga tifozët vendas lëndohet arbitri i katër, Burim Jahmurati dhe Policia e Kosovës intervenon duke zbrazur pjesën qendrore të stadiumit.

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 78-të, nëpërmjet Prognit arrijnë të shënojnë edhe golin e “nokautit” për 3-0.

Në minutën e 101 Raboshta arrinë të godet horizontalen e Hazhihamzës, në këtë minutë futbollisti i Gjilanit, Edison Kqiku ndëshkohet me karton të kuq.

Një minutë më vonë në atë të 102-të, Bashkim Shala shënon golin e nderit nga ndërprerja për 3-1.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, për herë të parë ka qenë i ashpër në ndarjen e drejtësisë.
“Kjo është e papranueshme nga 14 javë futbollistët e Gjilanit janë ndëshkuar plot 48 herë me karton të verdhë dhe 2 me të kuq, kjo nuk i bën mirë futbollit, ne kemi një president i cili po mban gjallë klubin dhe nuk mundet të tallet askush me skuadrën e Gjilanit, ne edhe më herët kemi pasur dëmtime të futbollistëve ndërsa sot na u lënduan tre futbollist dhe në vazhdim do të shohim gjendjen e tyre”.

Gjilani në javën e 15 do të jetë nikoqirë i Drenicës.

Me këtë fitore Gjilani dhe Ballkani ndajnë pozitën e parë me nga 30 pikë./rajonipress/