Fundamenti

Gjilani fiton një projekt nga GIZ-i për efiçiencën e energjisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas shumë projekteve të fituara nga Komisioni Europian dhe organizata të tjera europiane, Komuna e Gjilanit ka fituar edhe një projekt tjetër – atë për implementim të projektit të efiçiencës së energjisë në planin e qëndrueshmërisë dhe veprimit, më saktësisht për hartimin e SEAP-it në vlerë prej mbi 37 mijë euro, ku edhe komuna merr pjesë si bashkëfinancuese me një përqindje të vogël.

Ky projekt rajonal përkrahet nga GIZ-i gjerman dhe implementimi i tij kanalizohet nëpërmjet asociacioneve të komunave në Evropën Juglindore, ndërsa në rastin e Kosovës, nëpërmjet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ky proces do të avancoj mënyrën e menaxhimit të energjisë në Komunën e Gjilanit, duke përfshirë të gjitha fushat relevante lidhur me këtë.

Uji Dea

Hartimi i këtij dokumenti hap rrugën që Komuna e Gjilanit të anëtarësohet në rrjetin e quajtur Covenant of Mayors.

Ndryshe, me ardhjen në pushtet të kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit ka fituar disa projekte në vitin e kaluar nga Komisioni Europian dhe organizata të tjera të fuqishme evropiane në të mirë të qytetarëve të Gjilanit thuhet në njoftimin e zyrës për informim te Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.