Eko Higjiena

Gjilani fiton grantin e radhës për performancë në mjedis në vlerë prej 100 mijë euro

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, pas vlerësimit të komunave të Republikës, ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka përfituar një grant prej mbi 100 mijë euro.

Ky grant është vlerësim për Gjilanin për performancën e mirë në aspektin e mjedisit të pastër.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën GIZ për vlerësimin e lartë dhe të vazhdueshëm për Gjilanin, duke theksuar mjetet do të investohen në një projekt komunitar, i cili do të bëhet publik së shpejti.

UBT

Për ta fituar këtë grant, Gjilani i është nënshtruar tri kritereve të qasjes, është vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në MPL dhe 8 indikatorë të Menaxhimit të Mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës.

Ndryshe, ky është granti i dhjetë i performancës që Komuna e Gjilanit e fiton brenda më pak se katër vjetësh, në vlerë totale prej mbi 2 milionë euro./rajonipress/