Fundamenti

Gjilani fiton grant 205 mijë euro nga DEMOS, do të ndërtohet “Rruga e Kumanovës”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, si rezultat i punës së mirë në Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale për vitin 2016, është shpërblyer nga organizata zvicerane DEMOS me grant në vlerë prej 205 mijë euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka mirëpritur këtë grant dhe ka falënderuar organizatën zvicerane për vlerësimin e lartë për këtë komunë.

United Hospital

“Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Për herë të parë DEMOS shpërblen komunën tonë me një grant prej 205 mijë euro. Me këto para dhe me participimin Komunës do të fillojmë me ndërtimin e pjesës së parë të “Rrugës së Kumanovës”, e cila kap shumën e mbi 350 mijë eurove. Faleminderit edhe koordinatorit të SMPK dhe zyrtarëve komunal për performancë për punën e mirë që e kanë bërë”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale në Gjilan udhëhiqet nga Ibrahim Ademi dhe së bashku me 12 zyrtarët tjerë të Komunës për çdo vit raportojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për planifikimin dhe realizimin vjetor. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.