UBT

Gjilani fiton derbin e shumëpritur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Spektakli futbollistik i derbit të qytetit të Gjilanit, me plot meritë i ka takuar futbollistëve të Gjilanit të cilët arritën të mposhtin rivalin e përbetuar Dritën me rezultat 1-0.

Në një ambient të bukur futbollistikë të cilët kishin përgatitur tifozët “Skifterat” e “Intelektualët”, edhe njeher dëshmuan se qyteti i Gjilanit me të drejt është qytet i futbollit.

Në praninë e 8000 shikuesve, tifozët e dy klubeve e kanë kaluar provimin e tyre hiq më pak se me notën 10-të.

Në një ndeshje me rëndësi të madhe të javës së 7-të, futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave u treguan skuadër më e organizuar se rivalët e tyre.

Në një ndeshje jo edhe aq atraktive “bardh e kuqët” e Gjilanit arrijnë të shënojnë në minutën e 44-të.

Uji Dea

Pas një goditje nga 30 metra nga ana e djathtë, Ansi Nika harkon e më së miri gjendet me kokë Mauriso Perez i cili nga 7 metra e shtang portierin e Dritës, Edvan Bakajn.

Gjerë në fund të ndeshjes asnjëra skuadër nuk kanë realizuar ndonjë rast shënimi, kryesisht aksionet përfundonin para portave kundërshtare.

Trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti pasë ndeshjes ka deklaruar.
“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë, në derbi asnjëherë nuk i dihet, jam i lumtur me këtë fitore dhe ngadalë po e marirm fizionominë e lojës për ndeshjet e ardhshme”.

Ndërsa homologu i tij nga Shqipëria, Shpëtim Duro ka theksuar.
“Më vjen keq për humbjen në këtë derbi, ishim diçka më të mirë në pjesën e parë por nuk arritëm të fitojmë, skuadra është në një krizë dhe shpresoj se shumë shpejt do të këndellemi”.

Në javën e ardhshme Gjilani në Prishtinë takohet me Flamurtarin, ndërsa Drita do të jetë nikoqir i Trepqës’89 nga Mitrovica./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.