Fundamenti

Gjilani fillon t`i mbush “akumulatorët” për stinorin pranveror

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ashtu siç e kishte paraparë në planprogramin e tij, trajneri Arbnor Morina me futbollistët e tij që nga sot kanë filluar stërvitjet që stinorin pranveror ta presin sa më të përgatitur.

Në takimin e parë teknikut të Gjilanit, Morinës, ju paraqitën të gjithë futbollistët të cilët i ka në dispozicion. Ndërsa risi tek “bardh e kuqët” e Gjilanit është futbollisti Fuat Karabeg, i cili erdhi nga Vllaznia e Pozheranit.

Eco Higjiena

Siç mësohet “bardh e kuqët” e Gjilanit janë në negociata me disa futbollist cilësor dhe pritet shumë shpejt të bëhet zyrtarizimi i tyre.
Tekniku i Gjilanit, Arbnor Morina, lidhur me tubimin e parë të futbollistëve ka deklaruar.
“Ashtu siç e kemi parashikuar që nga sot ne kemi ndezur bateritë si asnjëherë më parë, do të jenë në fillim stërvitjet pak të mundimshme por shumica e futbollistëve vazhdimisht në mënyra të ndryshme kanë mbajtur anën fizike të përgatitur, është një ndihmesë shumë e madhe pasi koha është e mirë, futbollistët ju kanë qasur stërvitjeve në mënyrë shumë serioze ndërsa ne do të qëndrojmë në Gjilan gjerë kah fundi i Janarit, e pastaj do të jemi në ndonjë vend bregdetar”.

Skuadra e Gjilanit nga 18 javë të zhvilluara është në pozitën e 8 me 26 pikë të tubuara, duke shënuar 5 fitore 11 barazime dhe 2 humbje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.