ARKATANA

Gjilani fillon përgatitjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Skuadra e Gjilanit është njëra ndër skuadrat e para në Superligën e Kosovës në futboll, që ka filluar përgatitjet me të vetmin qëllim që të jenë sa më të përgatitur.

Nën drejtimin e trajnerit të ri të KF Gjilanit Sedat Pajaziti janë paraqitur të gjithë futbollistët të cilët do t`i ketë gjatë stinorit 2015- 2016.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan 24 futbollist sa do të jenë në skuadrën e Gjilanit, kanë filluar përgatitjet fizike të përfitimit të qëndrueshmërisë edhe pse në temperatura tropikale dhe në mesin e futbollistëve kishin edhe të atillë të cilët kishin agjërim nuk i pengonin detyrat të cilat i parashtronin dy trajnerët Sedat Pajaziti dhe Afrim Hajdini.

Uji Dea

Për trajnerin e ri të Gjilanit Sedat Pajaziti, kjo etapë e stërvitjeve do të jetë mjaft e mundimshme .”Është një fazë ku kërkojmë qëndrueshmërinë e futbollistëve pas një pauze të gjatë, jam i kënaqur me paraqitjen e parë të futbollistëve dhe me këtë tempo do të vazhdojmë gjerë në fund të përgatitjeve, që të jemi sa më të përgatitur për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll “.

Pajaziti ka bërë të ditur, se që nga fillimi do të kërkoj më të mirën nga futbollistët.”Në formacion do të jenë më të përgatiturit, nuk do të tolerojmë asgjë që shkon në dëm të skuadrës, mendoj se sa i përket fundit të futbollistëve është i mirë por duhet shumë punë për të bërë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.