Eko Higjiena

Gjilani festiv

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për dy ditët e festës Gjilani nuk ka festuar vetëm .Pos shoqërive dhe ansambleve vendëse në Festivalin e këngëve dhe valleve “Gurra popullore” kanë marrë pjesë ansamble e shoqëri nga Tirana, Tetova, Ferizaji, Vitia, Podujeva, Kumanova, Obiliqi etj.

Qyteti i Gjilanit e ka nisur ditën e saj të festës për nder të çlirimit me një program shumë të përzgjedhur artistik. Gjilanasit pos zbukurimit të qytetit të tyre kanë pasur mundësi që të jenë pjesë e programeve të larmishme kulturore artistike për dy ditë radhazi.

Tashmë i pari i Komunës Qemajl Mustafa ka dhënë mesazhin e tij për të festuar në mënyrë dinjitoze dhe ka përkujtuar gjilanasit se pikërisht më 15 qershor të vitit 1999, UÇK-ja dhe NATO-ja hynë në qytetin e Gjilanit, për t`i dhënë fund përgjithmonë okupimit serb. “Në këto 14 vite rrugëtim në liri, kemi arritur të ndërtojmë vendin dhe të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë, të të gjithëve pa dallim, por ende kemi shumë punë për të bërë në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e demokracisë” ka thënë Mustafa.

Për ditën e çlirimit kanë uruar edhe Rexhep Kadriu i AAK-së, Zenun Pajaziti i PDK-së, Lutfi Haziri nga LDK-ja, Omer Daku nga AKR-ja, Jashar Ramadani nga LDD-ja si dhe shumë parti tjera e shoqata që veprojnë në Gjilan.

Mobi Casa

Ndryshe për të qenë festa më e pasur Veton Nevzati nga drejtoria e kulturës tha se kanë përzgjedhur një program të pasur për qytetarët gjilanas. Ndërkaq i tërë ky program po përcillet nën përkujdesur përgjegjësit e festivalit Nazim Gagica dhe këshilli artistik i udhëhequr nga Izet Kallaba e Shaban Shabani.

Nazim Gagica tha se Gjilani feston ditën e çlirimit me një program të pasur. Sipas tij në natën e parë janë paraqitur me programet e tyre AKV “Gurra”, “Albafolk”, “Bajram Shabani” nga Kumanova, AKV “Kemajl Azizi nga Vitia, AKV “Xhavit Haziri” nga Obiliqi, AKV “Josip Rela” nga Podujeva.

Kurse të shtunën me programet e tyre pritet të paraqiten AKV “Gjilani”, AKV “Lungjeria” nga Gjirokastra, AKV “Agimi” nga Prizreni, AKV “Kastriotët” nga Ferizaj, AKV “Xheladin Zeqiri” nga Tetova dhe AKV “Kamëza” nga Tirana./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.