UBT

Gjilani ende pa qeverisje të kompletuar, problemet e shumta i shtohen qytetit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Komuna e Gjilanit ende nuk e ka kompletuar qeverisjen e saj komunale për shkak të vonesave të panevojshme në taborin e LVV dhe të kabinetit të Alban Hysenit. Emërimet e drejtorëve janë apetite të sëmura shprehen qytetarët, por që i dëmtojnë projektet e Gjilanit.

“E pamja” për kryetarin e ri në Gjilan po vazhdon akoma, ndërkohë që Gjilani ende nuk e ka të kompletuar qeverisjen e saj komunale.

Ky luks dhe kjo shtyrje sigurisht që dëmton shumë procese tjera institucionale. Ndërkoh janë larguar ose u është ndërprerë kontrata dhjetëra zyrtarëve komunal.

Uji Dea

Muhameti një qytetar rreth të 50 thotë se partitë politike që kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje po tregohen të paafta për ta kompletuar kabinetin e Alban Hysenit. “Në LVV ka karrierist të sëmurë dhe aty shikohen gjërat për bire të gjilpërës si në kohën e Enver Hoxhës. Vet jam aktivist i saj dhe e di qysh funksionon LVV. Aty ka grupe e grupacione të shumta dhe Alban Hyseni do ta ketë shumë vështirë të gjejë një gjuhë të përbashkët” shprehet Muhameti.

Mensuri një student e sheh ndryshe zhagitjen e qeverisjes komunale. “Mendoj që kryetarit të ri i duhet kohë më shumë për konsultime me partinë e tij dhe partnerët tjerë, por e di që në LVV ka shumë rryma dhe secili mundohet ta sjell njeriun e vet” u shpreh Mensuri.

Islami një tjetër qytetar shprehet se zhagitja e qeverisjes komunale më së shumti e dëmton Alban Hysenin. “Alban Hyseni deri tash veç gardërobën që i ka ndërrue, asnjë veprim tjetër që është në dobi të qytetarëve nuk e ka ndërmarrë” tha Islami./rajonipress/