Uji Dea

Gjilani eliminohet nga DigitAlb Kupa e Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skuadra e Gjilanit është eliminuar në 1/8 së finales të DigitAlb Kupës së Kosovës, pasi është mposhtur nga skuadra e Ballkanit me rezultat 3-0.

Skuadra e Ballkanit është bërë “mace e zezë” për skuadrën e Gjilanit, pasi që është hera e 3-të që skuadra nga Suhareka mposht “bardh e kuqët” e Gjilanit, pasi kishte mposhtur dy herë në garat kampionale, kësaj radhe ata mposhtën skuadrën e Gjilanit edhe në DigitAlb Kupën e Kosovës.

Që në minutat e parë të ndeshjes Ballkani ishte skuadër më e mirë se Gjilani, dhe përmes kësaj lojë të mirë Ballkani arriti që në minutën e 9′, të kalojnë në epërsi.
Pas një harkimi të mirë, Blend Baftiu gjuan bukur më kokë dhe kalon skuadrën e tijë në epërsi 1-0.

Uji Dea

Loja e mirë e Ballkanit vazhdoj, dhe në minutën e 38′, Blend Baftiu pas një solo aksioni të bukur, shënon për rezultatin 2-0.

Në minutën e 43′, gjyqtari i ndeshjes Alban Shala, akordon penallti për skuadrën e Ballkanit, pas një prekje me dorë të lojtari të Gjilanit në zonën e 16 metërshit.
I pa gabuar nga pika e bardhë ishte Visar Berisha, duke realizuar për rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gjilanit tentoj që të sulmoj më tepër, por nuk arritën që të mposhtin gardianin e Ballkanit, Armend Ruxhin. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.