United Hospital

Gjilani edhe në ndeshjen e tretë nuk arrin ta mposht Trepçën’89

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Futbollistët e Gjilanit në javën e 23-të, nuk arritën më tepër se një pikë në ballafaqim me Trepcën’89 duke barazuar me rezultat 1-1.

Me këtë barazim skuadra e Gjilanit humb hapin edhe më shumë për titull të kampionit.
“Macja e zezë” e Gjilanit, Trepça 89, nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë kampionat, skuadra e Gjilanit ka arritur të fiton vetëm një pik pasi në dy ndeshjet e kaluara “minatorët” ishin më të mirë.

Loja e Gjilanit ishte tejet anemike pa raste shënimi.
Golin e epërsisë për “bardhëkuqet” e shënojnë në minutën e 40-të, nga pika e bardh ndërsa i saktë ishte Fiton Hajdari.

Në minutën e 50-të, Franc Veliu godet shtyllën e portierit mysafir Hysenit.

UBT

Pesë minuta më vonë mysafirët shënojnë golin e barazimit nëpërmjet Arb Manaj pas gabimit trashanik të portierit Haxhihamza dhe mbrojtjes së vendësve.

Pas ndeshjes trajneri i Trepces’89, Shpëtim Idrizi deklaroi.
“Në pjesën e parë luajtëm dobët, në të dytën u përmirësuam shumë ku patëm rastet edhe për ta fituar këtë ndeshje, por jam i kënaqur me një pikë në Gjilan, pasi po luftojmë për mbijetesë”.

Ndërsa, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka theksuar.
“Vështirë të luash futboll pas tre muajsh, i patëm rastet tona për shënim nuk shënuam dhe kundërshtari na dënoi, duhet të jemi të përqendruar për ndeshjet e radhës ndërsa po e theksoj se titullin e kemi objektivë”.

Në ndeshjen e javës së 24-të, Gjilani do të jetë mysafirë i Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.