RCCOLA

Gjilani edhe këtë vit jep çmimin letrar “Beqir Musliu”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, edhe këtë vit, jep Çmimin letrar “Beqir Musliu”, për arritje të mëdha letrare në prozë, poezi dhe dramë njoftoj Sabit Rrustemi nga Ars Clubi “Beqir Musliu”.

Rrustemi tha se shkrimtarët që përmbushin këto tri komponentë (ose dy së paku), mund t’i propozojnë dhe, ta arsyetojnë propozimin edhe në formë të shkruar, duke përfshirë jetën e tij, veprat si dhe rezultatet.

Propozimet mund t’i adresohen drejtpërsëdrejti Komunës së Gjilanit, përkatësisht Zyrës së Kryetarit, Drejtorisë për Kulturë…apo edhe Ars Clubit “Beqir Musliu”, më së voni deri më 8 qershor 2013.

Eco Higjiena

Juria Letrare, do t’i vlerësojë nominimet e paraqitura dhe, me 11 Qershor 2013 do shpall fituesin e sivjet tha Rrustemi.

Deri më tash, këtë Çmim e kanë fituar: Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani, Visar Zhiti, Ibrahim Kadriu dhe Rexhep Qosja./rajonipress/