Uji Dea

Gjilani e Zhegra e duan Pacollin për kryeministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Zhegër të Gjilanit Behgjet Pacolli është pritur me sloganin :”Mirë se erdhe kryeministër”.Ndërkohë Pacolli nga Zhegra ka thënë se AKR po e realizon ëndrrën e Agim Ramadanit për bashkim kombëtar dhe ka thënë se nëse lokomotivës së Qeverisë i prinë AKR atëherë në vitin 2015 do të ecim pa vizë nëpër Evropë.

Behgjet Pacolli është ndier i emocionuar kur në hyrje të tubimit në Zhegër ishte shënuar slogani :”Faleminderit zoti Pacolli, kryeministër i ardhshëm i Kosovës”. Banorët e Zhegrës e kanë falënderuar Pacollin me këtë urim për shkak të investimit në vlerë të 20 mijë eurove për rregullimin e një ure në këtë fshat raporton rajonipress.

Pacolli ndërkaq tha se tani po vijë koha e AKR-së sepse ne si subjekt politik kemi nderin që po e bëjmë realitet ëndrrën e Agim Ramadanit për bashkimin kombëtar.

UBT

Pacolli tha se AKR në këto zgjedhje garon me suksese dhe nga këto premisa ne edhe do të qeverisim sepse kemi përkrahje nga qytetarët. Pacolli tha se me AKR , Trepça do tu kthehej qytetarëve të Kosovës derisa do të ndërtohej shpejt termocentrali.

Pacolli tha se AKR i soli mbi 100 njohje derisa njerëzit e AKR-së nuk janë hajna, as gënjeshtar, as të hetuar nga askush. “Nëse Qeveria drejtohet nga AKR-ja atëherë do të ketë rritje ekonomike, vende të reja të punës, kurse tokat e uzurpuara nga AKP-ja do të kthehen në menaxhim komunal. AKR është parti origjinale dhe ka projekte të freskëta për ta ndërtuar këtë pjesë të Kosovës”.

Pacolli tha se nëse AKR e drejton lokomotivën e Qeverisë atëherë në vitin 2015 qytetarët tanë do të ecin pa viza nëpër Evropë.”Por mos harroni se në Evropë nuk do të shkojmë si qytetar të rendit të dytë, por do të punojmë me djersën tonë dhe do e zhvillojmë ekonominë . Nuk kemi kohë për të humbur. Ju ftojë zhegranë që ta përqafoni misionin e AKR-së” tha në fund Pacolli derisa ka lavdëruar kandidatët për deputet Agim Rexhepin, Tefik Ibrahimin, Ismet Hajdinin, Merita Hysenin dhe Izeir Hydën./rajonipres/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.