Hidromorava

Gjilani e “shkarkon” Jabllanoviqin, radha mbetet tek Isa Mustafa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Flokart Aliu njëri nga organizatorët e marshit protestues tha se ish ministri Jabllanoviq ka fyer rëndë dinjitetin e shqiptarëve. Nuk kapërdihet leht kjo deklaratë, andaj Isa Mustafa mbroje nderin e shqiptareve shkarkoje urgjentisht Jabllanoviqin.

Qindra qytetar, student, veteran e aktivist politik kanë marrë pjesë në marshin protestues kundër deklaratave të Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës, raporton rajonipress.

Flokart Aliu njëri nga organizatorët tha se ish ministri Jabllanoviq e ka fyer rëndë dinjitetin shqiptarë, e ka fyer Kosovën dhe nënat e saja. “Ky ofendim nuk kapërdihet lehtë dhe kërkojmë nga Isa Mustafa që ta shkarkojë atë urgjentisht. Për Gjilanin dhe Anamoravën, Jabllanoviq tashmë është i shkarkuar, radha mbetet tek kryeministri” tha Aliu.

Uji Dea

Aliu gjithashtu tha se Trepça nuk guxon të negociohet për asnjë çmim. “Ajo është pasuri kombëtare e Kosovës dhe e qytetarëve të saj. Ruajeni si sytë e ballit sepse në të kundërtën do ju gjykojë historia” ishte porosia e Aliut.

Edhe Mehmet Zylfiu nga Parlamenti studentor tha se shkarkimi i Jabllanoviqit është dënimi më i vogël që mund të bëhet për të. “Me këtë marsh po dëshmojmë dhe po i tregojmë Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë dhe gjithë organeve ndërkombëtare që nuk tolerojmë të fyhen nënat tona, nuk tolerojmë që pasuritë Kosovare të rrezikohen nga shtetet tjera dhe nuk tolerojmë në asnjë mënyrë që dikush tjetër pos Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i udhëheqë politikat e shtetit tonë”.

Ky marsh kundër deklaratave fyese të ministrit për kthim dhe komunitete Aleksandër Jabllanoviqit si dhe kundër tendencave të Serbisë ndaj Trepçës është organizuar nga Parlamenti Studentor të Universitetit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, marsh të cilës i janë bashkuar Këshilli i Nxënësve të Gjilanit nga të gjitha shkollat e mesme të këtij qyteti, dy grupet e tifozëve Intelektualët dhe Skifterat, shumë OJQ joqeveritare të këtij qyteti si dhe disa parti politike e forume rinore të tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.