Hidromorava

Gjilani e shënon në mënyrë të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shënuar sot më ndryshe Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve, ku nxënësit kanë ekspozuar punimet nga dritaret e shtëpive të tyre, që lidhen me këtë ngjarje.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica së bashku me stafin dhe drejtorët e shkollave, kanë vizituar fëmijët e disa lagjeve, për t’iu uruar këtë ditë dhe për t’i parë nga afër punimet e tyre.

Gagica theksoi se Gjilani është komuna e parë që po e realizon një aktivitet të kësaj natyre në nivel Republike.

ARKATANA

“Me moton ‘Kam një festë në dritaren time’, fëmijët tanë prezantuan punimet e tyre nëpër shtëpitë e tyre. Jam i lumtur që vëmendja e institucioneve edukativo-arsimore dhe komunale përqendrohet tek fëmijët, jo vetëm në festa, por edhe për të krijuar dhe garantuar një mjedis të lirë për fëmijët, të barabartë dhe pa dhunë. Shpresojmë shumë që nuk do të jenë të largëta ditët kur do të festojmë në rrethana normale”, ka deklaruar Gagica.

Ai ka njoftuar, gjithashtu, se sot fëmijët janë zgjuar me tinguj të muzikës, pasi gjithandej në ora 10:00, ka defiluar një kamionetë, e shoqëruar me tinguj muzikorë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.