Uji Dea

Gjilani e Saranda mund të bashkëpunojnë në shumë fusha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Një delegacion nga komuna e Gjilanit i kryesuar nga Arben Dubova, Ismet Hajdini, Blerton Ajeti, dhe Naser Sylejmani po qëndron në Sarandë të Shqipërisë. Ata të premten janë pritur nga kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa ku u diskutua për mundësinë e ngritjes së bashkëpunimit në mes të komunës së Gjilanit dhe bashkisë së Sarandës.

Gjithashtu në këtë pritje tejet miqësore të cilën e organizoi Çipa për delegacionin e Gjilanit, u diskutua edhe lidhur me formalizimin e marrëveshjes për binjakëzimin e dy komunave, gjegjësisht aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje nga ana e dy kryetarëve, Qemajl Mustafa dhe Stefan Çipa.

Kryetari i Sarandës i njoftoi mysafirët se asambleja bashkiake (këshilli bashkiak) i Sarandës e ka miratuar aktin e vëllazërimit të bashkisë së Sarandës me komunën e Gjilanit dhe shprehi gatishmërinë që me komunën e Gjilanit të ketë bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat.

Eco Higjiena

Delegacioni nga Gjilani gjithashtu vizitoi edhe departamentet- drejtoritë e bashkisë së Sarandës si atë të zhvillimit ekonomik, urbanizmit, personelit, gjendjen civile, kadastrit, etj, prej nga u njoh nga afër lidhur me organizimin e punës dhe disa nga aktivitetet që zhvillohen në ato departamente-drejtori.

Mbetet obligim i komunës së Gjilanit që të propozojë datën dhe vendin e aktit të nënshkrimit të marrëveshjes për binjakëzim në mes të dy kryetarëve dhe me këtë rast delegacioni nga komuna e Gjilanit u zotua se këtë çështje do ta diskutoj me kryetarin z. Qemajl Mustafa dhe do ta përcaktojnë së shpejti datën, e cila orientimisht pritet të jetë kah gjysma e dytë e Gushtit ose fillimi i Shtatorit.

Delegacioni nga Gjilani gjithashtu vizitoi edhe disa institucione kulturore dhe historike të bashkisë së Sarandës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.