UBT

Gjilani e para edhe për Qasje në Dokumente Publike

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit prinë karshi Komunave të tjera edhe në implementimin në praktikë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike (QDP).

Këto ditë në raportin gjithëpërfshirës të kryeministrisë për institucionet publike, për realizimin e së drejtës për Qasje në Dokumente Publike të publikuar këto ditë, Komuna e Gjilanit është e para në mesin e 35 Komunave të Kosovës, me më së shumti kërkesa për QDP, të cilat në afatin optimal (të precizuar me ligj) po i kthen përgjigjet për të gjithë kërkuesit me kërkesa të kësaj natyre.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike (LQDP) ka hyrë në fuqi në vitin 2010 dhe për dallim nga ligji i kaluar që me këtë punë merreshin zyrtarët komunal të arkivave, tani kjo përgjegjësi, (nga gjysma e dytë e vitit të kaluar) i takon Zyrave Komunale për Komunikim Publik.

Muhamet Pajaziti i cili me miratimin e kryetarit të Komunës ka autorizuar si përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për Qasje në Dokumente Publike, tha se në nivel vendi numri i zyrtarëve që merren me shqyrtimin e kërkesave për QDP, duke përfshirë të gjitha nivelet e pushtetit, arrin në 100 sosh.

Ligji për QDP është një simbol i fuqishëm i transparencës dhe hapjes së Qeverisjes ndaj qytetarit. Për këtë sektor Qeveria e Kosovës një vit më parë ishte kritikuar nga Komisioni Evropian, për ngecje në implementim, ndërsa raporti i përgatitur nga Zyra e Kryeministrit për vitin 2011 i cili është dorëzuar edhe Kuvendit të Kosovës, nëse krahasohet me atë para një viti del se jemi në rrugë të mbar dhe se në këtë vit raporti i progresit në këtë fushë do të jetë jashtëzakonisht pozitiv.

“Në komunën e Gjilanit për vitin e kaluar kemi pasur të evidentuara 59 kërkesa për Qasje në Dokumente Publike, ku kanë qenë të drejtuara nga gazetarët, shoqëritë civile, organizatat buxhetor, individët, studentët, kompanitë, subjektet politike etj, prej tyre në Gjilan subjektet politike prinë me kërkesa të kësaj natyre” tha Pajaziti .

Uji Dea

Ndërsa në nivel vendi 73% e kërkuesve të dokumenteve publike janë nga gazetarët, kurse dokumentet e kërkuara janë për buxhet dhe shpenzime, vendime të ndryshme të nxjerra nga Kuvendi i Komunës apo kryetari, dokumente, konkurse, Ankande etj.

Komunikimi jashtëzakonisht i mirë brenda Komunës dhe të institucioneve të Komunës me publikun ka rrit edhe më besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve të komunës së Gjilanit që ka rezultuar me një numër kaq të madh të kërkesave për Qasje në Dokumente Publike, që komunat tjera më të mëdha janë larg Gjilanit, ta zëmë Prishtina si kryeqytet ka vetëm 7 kërkesa për Qasje në Dokumente Publike, Prizreni 10 Gjakova nuk ka fare raport, Mitrovica 10 etj. Duke pas parasysh këtw besim të qytetarëve të komunës sonë edhe përgjigjet në kërkesat e tyre po kthehen në afatin ligjor dhe pa asnjë ankesë të regjistruar nga qytetarët.

Pajaziti tha se këtë vit interesimi është edhe më i madh sa i përket kërkesave për QDP, ku vetëm deri më tani kemi rreth 40 kërkesa të tilla, e që nëse vazhdohet me këtë trend të kërkesave për këtë vit numri i tyre do të jetë shumë më i madh se në vitin e kaluar. Përgjigjet për kërkuesin kthehen në formën fizike dhe elektronike, ashtu siç e parasheh edhe ligji.

Në takime të përbashkëta të zyrtarëve për Qasje në Dokumente Publike të Komunave të Kosovës me zyrën e kryeministrit shpeshherë ne si komunë jemi lavdëruar për korrektësinë dhe mënyrën e trajtimit të kërkesave deri në kthimin e përgjigjes për parashtruesin e kërkesës. Si çdo fillim që është i vështir edhe implementimi i këtij ligji në fillim ka qenë paksa i vështirë, kur dihej se publiku për këtë nuk kishte qenë edhe aq i informuar në fillim tha Pajaziti.

Prandaj inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe të interesuarit tjerë pa dallim ta shfrytëzojnë të drejtën për qasje në Dokumente Publike të drejtë këtë që ua garanton ligji mbi Qasje në Dokumente Publike u shpreh Pajaziti./rajonipress/