RCCOLA

Gjilani e njofton me humbje liderin Feronikelin

/ 2 minuta lexim

Futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar ndeshjen më të mirë gjatë 11 javëve në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, “bardh e kuqët” e Gjilanit me lojë vetëmohuese kanë arritur ti përfitojnë tri pikë të rëndësishme për vazhdimin e garave të mëtutjeshme.

Në pjesën e parë u zhvillua lojë e barabartë, ndërsa mysafirët kishin më tepër raste drejt portës së Kaqiut të Gjilanit, raste të mira shënimi kishin Mendurim Hoti në minutën e 15 dhe atë të 30, por Kaqiu i mohon golin.

Në fillim të pjesës së dytë, Sali Kosumi godet furishëm por nga vija fatale e portës e largon topin Lladrovci.

Në minutën e 66, arrin momenti i cili përcakton fatin e kësaj ndeshje, Jefferson Lopes përfiton nga gabimi i Morinës, dhe me një kundërsulm të shpejt nga 18 metra shënon gol mjeshtëror duke e lënë të shtangur portierin e Feronikelit, Smakiqin.

Fidanishtja

Kahjen e kësaj ndeshje ka mundur ta ndryshon 30 sekonda para përfundimit të ndeshjes, kapiteni Lladrovci i cili gjuan nga 18 metra por Donat Kaqiu me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti ka deklaruar.
“Në pjesën e parë skuadra mysafire na vuri në vështirësi, ne si skuadër mundemi edhe më shumë kemi marr pik nga skuadra të forta ndërsa kemi pësuar nga skuadrat më të dobëta, me këta futbollist në vitin e ardhshëm mundemi të bëhemi kampion për këtë jam i sigurt”.

Në javën e 12-të, skuadra e Gjilanit është nikoqire e derbit të javës me Prishtinën./rajonipress/