RCCOLA

Gjilani e mirëpret idenë e Pacollit rreth autostradës Gjilan – Prishtinë, por jo edhe kah Ferizaji

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Ismajl Januzi drejtor për zhvillim ekonomik tha për rajonipress se bizneset e ftuara nga Begjet Pacolli në debatin që do të mbahet të martën rreth autostradës dhe zonës së lirë ekonomike janë për t`i përshëndetur dhe inkurajuar. Por ne e përshëndesim lobimin e Pacollit rreth autostradës Gjilan – Prishtinë, e jo edhe pjesën tjetër Ferizaj – Gjilan. Projekti i autostradës që i bije kah Ferizaji nuk është i mirëpritur për Gjilanin tha Januzi.

Ardhja e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës në Gjilan të martën Behgjet Pacollit i cili do të flas me bizneset e Anamoravës rreth zonës së lirë ekonomike dhe autostradës e ka ngjallur optimizmin dhe “dilemën” te pjesa komunale e Gjilanit, raporton rajonipress.

Ismajl Januzi drejtor për zhvillim ekonomik në Gjilan tha për rajonipress se sa i përket autostradës dhe zonës së lirë ekonomike ne e përshëndesim lobimin e Pacollit dhe njetin e mirë që e ka për autostradën Prishtinë – Gjilan, por jo siç kemi dëgjuar nga mediet se Pacolli përkrah idenë e autostradës që i bije kah Ferizaji. “Projekti i autostradës që i bije kah Ferizaji nuk është i mirëpritur për Gjilanin” tha Januzi.

Fidanishtja

Edhe rreth zonave të lira ekonomike Januzi tha se e inkurajojmë Pacollin për këtë ide. “Ditë më parë ka qenë ministri i zhvillimit ekonomik Fadil Ismajli në Gjilan dhe kemi kërkuar nga ai që pas krijimit të zonës ekonomike në Gjakovë dhe Mitrovicë, që edhe Gjilani të jetë zonë e lirë ekonomike” tha Januzi.

Januzi tha se zhvillimet e fundit ku edhe Prizreni u shpall nga Thaçi zonë ekonomike e kanë devalvuar këtë projekt sepse realisht kjo tashmë po shndërrohet në pjesë të fushatës nga ana e Thaçit, sesa pjesë e zhvillimeve reale. Tani në këto rrethana të reja ne po kërkojmë që e tërë Kosova të jetë zonë ekonomike” tha Januzi./rajonipress/