Gjilani e kryen punën siç është më së miri në Klinë
Futbollistët e Gjilanit në javën e 26-të, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë kanë mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-3, duke mbajtur hapin me kreun e tabelës së klasifikimit me 51 pikë të tubuara.
Në minutën e parë Keita Rezak pasi shërbehet mirë nga Plaku me kokë tund rrjetën e portierit Muhagjeri për 0-1.
Futbollistët vendës e filluan siq është më së keqi takimin, në minutën e 6-të, Arbër Shala në vend ta dëbon topin jashtë fushës ai mposht portierin e tij Muhagjeri 0-2.
Në minutën e 9-të, Kamara pas gabimit të mbrojtjes së Gjilanit mposhtë me lehtësi portierin Shkëlzen Ruqin duke ngushtuar epërsinë në 1-2.
Në minutën e 67-të, pas një kundërsulmi të shpejt Fiton Hajdari vulos fatin e kësaj ndeshje në 1-3.
Rastin më të mirë tek vendësit e pati Mark Milicaj në minutën e 64-të, por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Ruqit.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Ndeshjen e kontrolluam siç është më së miri, patëm disa raste të mira për shënim por nuk i konkretizuam për të mbyllur ndeshjen më herët,shpresoj në të ardhmen se skuadra dalëngadalë do të vjen në gjendje të formës së mirë, ndërsa përgëzoj edhe Dukagjini e cila tregoj një lojë të mirë”.
Në javën e 27-të, Gjilani do të jetë nikoqirë i Llapit./rajonipress/


