Eko Higjiena

Gjilani e fiton në tavolinë ndeshjen me Vitinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni i Garave e ka miratuar ankesën e Gjilanit për ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së parë, kundër Vitisë me të cilën ka luajtur baras 1:1 dhe të njëjtën e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0, në të mirë të ekipit gjilanas.

Kjo është bërë për shkak se personi i cili e ka kryer punën e mjekut- fizioterapeutit te Vitia, Qamil Ajeti nuk e ka kualifikimin e duhur dhe kjo i ka kushtuar Vitisë me humbjen e ndeshjes. Komisioni ka hapur procedurën disiplinore ndaj KF Vitia, ndaj Qamil Ajetit i prezantuar si mjek- fizioterapeut i skuadrës, por edhe ndaj vëzhguesit Xhafer Dobra i cili ka lejuar që ky person ta kryej punën për të cilën nuk është i kualifikuar.

Mobi Casa

Komisioni ka caktuar edhe orarin e ri të ndeshjeve të këtij stinori për Syperligën e Kosovës. Java e 15-të zhvillohet me 10/11 nëntor, java e 16-të zhvillohet të mërkurën me 14 nëntor, kurse java e fundit e 17-ta zhvillohet më 17/18 nëntor në ora 13:00. Orari është përshpejtuar për shkak të kërkesë së disa klubeve por edhe pjesëmarrjes së Prishtinës e Trepçës ’89 në turneun mbarëkombëtarë në Shqipëri.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.