Eko Higjiena

Gjilani e Ballkani ndahen në paqe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në stadiumin e qytetit në Gjilan, Gjilani e Ballkani nga Suhareka në javën e 21 të Superligës së Kosovës në futboll, kanë ndarë pikët duke përfunduar ndeshjen me rezultat të barabartë 1-1.

45 minutat e parë të këtij ballafaqimi kryesisht u zhvilluan në mesfushë pa ndonjë aksion në të cilën mund të rrezikoheshin portat e Enea Koliqit dhe portierit mysafir Luljanoviq.

Gjatë kësaj periudhe të kësaj ndeshje nuk u pa lojë e bukur, por skuadra mysafire më tepër kishte në pronësi topin.

Në minutën e 76-të, Mevlan Zeka nga 30 metra nga goditja e dënimit e lenë të shtangur portierin Enea Koliqin së pari topi godet shtyllën pingule të majtë të tij e topi përplaset në rrjetën e Gjilanasve 0-1.

Dy minuta më vonë “bardhekuqët” e Gjilanit nëpërmjet Darko Nikaqit, pas tollovisë së krijuar mposht portierin Liljanoviq për të barazuar në 1-1.

FIDANISHTJA

Në minutën e 88-të, gjyqtari i kësaj ndeshje Dardan Qaka referon penalti për Ballkanin ku sipas tij futbollisti i Gjilanit Usein kishte prekur topin me dorë, por ndërron mendimin dhe anulon penaltinë që ishte me plot të drejt.

Me këtë barazim “bardhekuqët” e Gjilanit bëjnë edhe një hap mbrapa drejt daljes në Evropë.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Blendi Shkëmbi, ka theksuar
“Unë jam i kënaqur me futbollistët e mi, treguan angazhim dhe dëshirë për ta fituar këtë ndeshje por fusha ishte shumë e vështirë për dy skuadrat, për arbitrat mos më pyetni mua por pyetni ata se ata e gjykojnë ndeshjen”.

Ndërsa trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, edhe njëherë gjen arsyet e tij me dështimin e tij tek skuadra e Gjilanit.
“Në një ndeshje si kjo mundesh ta fitosh dhe ta humbësh, presionin e fitores e kishim ne dhe kjo ndikoi negativisht. Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, pash një skuadër që e dëshiron rezultatin elementet tjera do të vinë me kohë”.

Gjilani pozicionohet në pozitën e katërt me 31 pikë, ndërsa në javën e 22 është udhëtuese në Skenderaj ku ballafaqohet me Drenicën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.