FIDANISHTJA

Gjilani, donacion për mbrojtjen nga zjarri Bashkisë së Durrësit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka shpërndarë sot një donacion për Bashkinë e Durrësit, që përfshinë 20 palë rroba kundër zjarrit, 20 helmeta, rripa të sigurisë dhe maska të frymëmarrjes.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka thënë se kjo është një simbolikë që të jepen donacione kurdo që kanë mundësi.

“Është një donacion modest për Bashkinë e Durrësit, i cili po realizohet falë punës së madhe të kryetarit Lutfi Haziri. Le të shërbe kjo si një nismë për bashkëpunimet tona të mëtutjeshme në fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit. Shpresojmë që të pasojnë me organizime tjera të përbashkëta, në ushtrime të përbashkëta dhe në fushat tjera. Ndihem i privilegjuar që e pata mundësinë”, ka thënë Kadriu.

ARKATANA

Në emër të Drejtorisë së Zjarrëfikësve, Bashkia Durrës, ka folur oficeri Fatmir Ballaj, i cili e ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë ndihmë që do të shërbej për rritjen e cilësisë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“E falënderoj Komunën e Gjilanit për këtë lidhje bashkëpunimi e vëllazërimi. Është modeste, por janë disa gjëra që i shërbejnë punës sonë drejt progresit dhe rritjes së cilësisë në repartin e zjarrfikësve që qytetarët të ndihen të sigurtë. Me këto mjete bashkëkohore si qëllim primar kemi ruajtjen e shëndetit dhe vlerat materiale”, ka deklaruar Ballaj, duke u ndarë i kënaqur me pritjen miqësore në Gjilan.

“Është hera e parë që jam në Gjilan. Pashë një qytet të rindërtuar, me objekte dhe subjekte duke iu përshtatur kohës. Vizitova edhe Komunën, ku pashë njerëz me kualitet në pozitat përkatëse dhe poashtu pashë zyra bashkëkohore”, tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.