Hidromorava

Gjilani do të organizoj 10 dëgjime buxhetore për planifikim e buxhetit 2019

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit që nga 23 gushti do të nis serinë e organizimit të dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021, të cilat organizohen nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria për Buxhetit.

Orari i dëgjimeve buxhetore është si vijon:

RCCOLA

– Më 23 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në Llashticë (këshilli fshatit), ndërkaq ora 18:00 në Grykën e Karadakut, përkatësisht Zhegër (shkollë)
– Më 24 gusht 2018 mbahet dëgjimi në ora 16:30 në Cernicë, ku përfshinë edhe fshatrat Gumnishtë, Vrapqiq dhe Kravaricë, përderisa në Livoc i Ulët (shkollë) mbahet në ora 18:00
– Më 27 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në lagjen “Dheu i Bardhë” (shkollë), ndërsa në 18:30 në Pogragjë (shkollë)
– Më 28 gusht 2018 në ora 16:30 mbahet dëgjimi në Kmetoc (shkollë), përderisa në ora 18:00 në Dobërcan (shkollë)
– Më 28 gusht 2018 në 13:00 mbahet dëgjimi buxhetor me komunitetet pakicë (salla e Kuvendit Komunal), ndërsa në 14:00 mbahet dëgjimi i fundit me gratë dhe rininë (salla e Kuvendit Komunal)
Komuna fton qytetarët që të bëhen pjesë e dëgjimeve buxhetore, duke kontribuar me kërkesa e sugjerime në mënyrë që të planifikohet sa më mirë buxheti për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021.