Eko Higjiena

Gjilani do të angazhohet në funksionalizimin e zyrës për personat me sindromin Down

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar të cilët merren me trajtimin e rasteve me sindrom Down, të cilëve u ka ofruar mbështetjen për funksionalizimin e zyrës dhe krijimin e mundësive për dhënien e shërbimeve profesionale për fëmijët dhe të rriturit me sindrom Down.

“Komuna e Gjilanit me mundësitë që ka dhe në funksion të shërbimeve më të mira për fëmijët dhe të rriturit me sindromin Down, do të punoj për kushte më të mira dhe trajtim të personave me këtë sindrom. Është shumë e rëndë për prindërit të cilët kanë fëmijë me këtë sindrom, që për një shërbim të udhëtojnë në drejtim të Prishtinës që të marrin shërbime të veçanta për këtë kategori. Të gjithë do të jemi së bashku për kushte më të mira për këta persona dhe këto familje”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Haziri.

Mobi Casa

Kryetari Haziri, gjithashtu ka bërë të ditur se Plani i veprimit do të hartohet së bashku me të gjitha organizata, përfshirë edhe Forumin.

Kurse, Bujar Kadriu, kryetar i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ka shprehur falënderimet e tij për angazhimin dhe mundësinë e funksionalizimit të zyrës dhe njëkohësisht edhe përkrahjen gjatë të ardhmes për shërbime më të mira për këto raste që janë pjesë e shoqërisë dhe detyrë e jona për t’u përkujdesur. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.