UBT

Gjilani dhuron spektakël në Therandë duke mposhtur Ballkanin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Skuadra e Gjilanit ka zhvilluar ndeshjen e mbetur të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll duke e përmbyllur stinorin vjeshtor.

Në super derbin e zhvilluar në Therandë në mes Ballkanit e Gjilanit, “bardhekuqët” e Gjilanit kanë dhuruar spektakël duke e mposhtur skuadrën e Ballkanit me rezultat 0-4.

“Bardhëkuqet” e shënojnë në minutën e 12-të së pari gabon portieri Armend Ruxhi e këtë e shfrytëzon më së miri Ardit Hila i cili shënon për 0-1.

Vendësit në minutën e 38-të, rrezikojnë nëpërmjet Edvin Kuc por portieri Enea Koliqi mbron gol të sigurt.

Dy minuta më vonë provon edhe Baftiu, por golin ja mohon Koliqi duke shpëtuar rrjetën e tij.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Nikac bukur gjenë Hilën brenda zonës i cili me lehtësi mposht Armned Ruxhin 0-2.

Në minutën e 57-të Fiton Hajdari bukur në zonë gjenë Darko Nikaqin i cili nuk e pati të vështirë ta mposht Ruxhin për të ngritur epërsinë në 0-3.

Në minutën e 61-të, Armend Thaqi dy herë tenton ta mposht Enea Koliqin, por dy herë intervenon mbrojtësi Ivan Fuster duke shpëtuar portën e tij.

Hidromorava

Gerhard Progni ka mundur të shënon në minutën e 63-të, ku i papenguar gjuan por portën e tij e shpëton mbrojtësi Sinani i cili devijon topin nga porta e tij.

Loja e mirë e “bardhekuqëve” jep fryt edhe në minutën e 80-të, Ardit Hila me mjeshtri mposht Ruxhin duke realizuar për 0-4, njeherit ishte ky goli i tretë i tij në këtë derbi.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ndeshjen e ka drejtuar nga shkallët e stadiumit për shkak se FFK e ka pezulluar gjerë në vendimin e radhës për shkak fyerjeve dhe akuzave ndaj arbitrave.

Në fund të ndeshjes arbitri, Genc Nuza, me karton të kuq ndëshkon Ferreirën e Gjilanit dhe Zekën e Ballkanit.

Njëherit kjo ishte humbja më e thellë e Ballkanit në stinorin vjeshtor.

Pas ndeshjes golashënuesi i trefishtë i kësaj ndeshje Ardit Hila deklaroi.
“Është hatricku im i parë në karrierë, jam i lumtur për fitore, kur vjen trajneri i ri vjen edhe energjia e re ne klub”.

Ndërsa trajneri i ri i Gjilanit,Bylbyl Sokoli, pas 90 minutave deklaroi.
” Skuadra u paraqit mirë, merita është e futbollistëve dhe është një fitore me rëndësi për ne drejt kreut të tabelës, për këtë ndeshje kam kërkuar disiplinë dhe lojtarët i bën detyrat e tyre më së miri”./rajonipress/