UBT

Gjilani dhe Tirana nënshkruajnë marrëveshje binjakëzimi për shkollat e artit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në 75 vjetorin e themelimit të Liceut Artistik “Jordan Misja”në Tiranë, së bashku me drejtorin e Liceut Artistik, Shkëlqim Sirika, kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes shkollave të arteve në Gjilan dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”.

Drejtori Gagica ka thënë se qëllim i këtij binjakëzimi është hapja e bashkëpunimit mes Gjilanit dhe Tiranës në fushën e artit dhe të organizimit të të ardhmen të kalendarit të përbashkët të aktiviteteve në aspektin profesional dhe akademik.

FIDANISHTJA

“Shkolla e Muzikës, shkolla e Artit Pamor “Adem Kastrati” Gjilan dhe Liceu Artistik nëTiranë së shpejti pritet të zhvillojnë aktivitetet e para të përbashkëta mes këtyre institucioneve në kuadër të kësaj marrëveshje me qëllim të njohjes me planprogramet dhe strategjitë në rrafshin profesional dhe akademik. Besojmë fuqishëm që me përvojat e Liceut nga Tirana do përfitojmë shumë që gjatë të ardhmes në kuadër të planifikimeve tona të ndërtojmë plan të qartë për të ardhmen dhe orientimin profesional”, ka thënë Gagica.

Ai ka falënderuar kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, që në vazhdimësi ka dhënë mbështetje për arsimin dhe njëkohësisht investimet e shumta që janë bërë në krijimin e kushteve moderne për artin në përgjithësi në Gjilan dhe prioritetet që ai ka vendosur për ngritjen e cilësisë në shkollat e artit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.