FIDANISHTJA

Gjilani dhe “Save the Children”, marrëveshje bashkëpunimi për asamblenë e fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, së bashku me drejtorin e administratës së përgjithshme, Nazim Gagica, kanë formalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit në emër të Komunës së Gjilanit me organizatën “Save the Children”, për mbështetjen, përkrahjen dhe aktivitetet e tjera të Asamblesë së fëmijëve të shkollave të komunës së Gjilanit.

Kadriu ka thënë se Komuna e Gjilanit është mbështetëse e projektit “Përmbushja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme e funksionimit të asamblesë së fëmijëve në përgjithësi.

Eco Higjiena

“Komuna e Gjilanit mbështet projektin “Përmbushja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, që në kuadër të saj parashihen aktivitete të ndryshme në vetëdijesimin, informimin dhe nxitjen e fëmijëve që të jenë pjesë e zgjedhjes në asamblenë e fëmijëve, por edhe mbështetëse në zgjidhjen e problemeve që ata mund të adresojnë. Poashtu pos drejtorisë së Arsimit dhe të Administratës së Përgjithshme, është mbështetëse edhe Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe institucione të tjera në nivelin lokal” ka thënë Kadriu.

Ndryshe Asambleja e Fëmijëve është e obliguar që brenda muajit të mbaj të paktën një takim, që për këtë do të ketë mbështetjen e Komunës së Gjilanit në të gjitha aspektet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.