ARKATANA

Gjilani dhe problemet me COVID – 19

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Besim Salihu – Në kohën kur Komuna e Gjilanit po përgatitet për tu përballur me javët sfiduese të shpallura nga IKSHP për të përballuar Virusin Korona, duhet të mbështetim punën që kanë bërë në rastin e Zhegrës dhe Vrapqiqit, duke parandaluar përhapjen më të gjerë të virusit, ne duhet të analizojmë dhe do të analizojmë disa nga masat e marra deri tani nga institucionet e Kosovës.

Tani si qytetar i Gjilanit, bazuar në informatat që virusi po bënë gërdinë në Itali, Francë, SHBA e vende të tjera, dhe këshillat nga ekspertët me eminent botëror si Anthoni Fauci, ECDC, CDC, IKSHPK e ekspertët tjerë të infektologjisë nga Shqipëria, të cilët rekomandojnë fuqishëm që duhet të lahen duart të paktën 20 sekonda me sapun, të shmangim vendet publike, të shmangen plotësisht kontaktet fizike me afër se 1 metër e tepwr.

Bazuar në këto të dhëna, Komuna e Gjilanit vendos që të obligohen qytetarët të bartin maskat dhe dorëzat për tu shërbyer në çdo institucion/market/furrë/ e shërbime tjera, në mënyrë që të ruhemi nga viruset, por bazuar në rekomandimet e Dr. Detina Zalli, nga Oxfordi dhe shumë të institucioneve të tjera botërore të kësaj fushe, se kush duhet të mbaj maske dhe kush duhet të mbaj dorëza, theksohet se dorëzat nuk ndihmojnë shumë për mbrojtjen nga viruset, por mund të jenë bartëse të bakterieve të tjera të shumta nga prekjet në vende të ndryshme. Hjekja e dorëzave në mënyrë jo të duhur mund të shpërndaj në shtëpitë tona më shumë bakterie e viruse të mbledhura në qytet.

Zgjidhja e rekomanduar nga OBSH, Anthony Fauci, IKSHPK, UNICEF dhe të gjithë ekspertët të tjerë të fushave rekomandon, që sa më shpesh të lahen duart me sapun deri në 20 sekonda në ujë të rrjedhshëm dhe të thahen me peshqir një përdorimesh.

Ne në Gjilan, të paktën ka një vit që përballemi me reduktime të të mëdha të ujit të rrjedhshëm nga orët e hershme të mëngjesit deri në orët e darkës. Për këtë situate, Komuna e Gjilanit, duhet të furnizoj qytetarët me dezinfektues me bazë alkooli, që të mbajnë në shtëpitë e tyre, Në vend se të rekomandohen vendosja e dorëzave, do të duhej të obligohen dyqanet që krahas përdorimit të dorëzave, të mos shërbehen qytetarët të cilët nuk lajnë duart me sapun ose dezinfektues në çdo hyrje të dyqaneve të tyre.

Të obligohen dyqanet që të kujdesen për mbajtjen e distancës në lokalet e tyre. Të obligohen pronarët e dyqaneve dhe veprimtarive të tjera, të testojnë punëtorët e tyre për COVID19, dhe ata të jenë të vetmit që kanë drejtë të prekin mallin e tyre, në sektorët që udhëheqin, që të ndalojnë qytetarët të prekin produktet dhe të bartin virusin nga jashtë brenda.

Fundamenti

Vendimmarrësi duhet të bëjë kujdes që të mos ri kthen turmat qytetarëve në orët të cilat mund të jenë të lira, dhe të bënë grumbullimin e tyre ne qytet dhe vende tjera publike. Ideja për mbylljen e tërësishme në ditën e diell të marketeve, barnatoreve e veprimtarive të tjera, mund te ngarkon ditën e shtune dhe të hënën me qytetar.

Komuna e Gjilanit, vendos të mbyll parqet dhe vendet e tjera për të pamundësuar grumbullimin e njerëzve, këtë masë e ka vendosur Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit për lirinë e grumbullimit dhe asocimit, andaj i bëjmë thirrje komunës që të mos merr vendime jo kushtetuese…

Duke u ruajtur nga Korona Virusi, vendimmarrësit nuk duhet të harrojnë njerëzit të cilët e kanë të obliguar ecjen në natyrë me rekomandime të mjekeve, dhe të mos e dërgojnë popullsinë në vështirësi të tjera shëndetësore siç mund të jenë ngarkesat psikologjike e të qenurit mbyllur, obeziteti, yndyra në gjak dhe konflikte familjare.

Është e dhimbshme se si pushteti i pa përgjegjshëm dhe qytetarët e tillë kanë shkatërruar pjesën malore të qytetit, hapësirën nga shkolla e bujqësisë deri te Muhaxhert e Uglarit, e cila do të duhej të shërbente si shëtitorja e qytetit, e mbjellin me pisha dhe drunj të tjerë, ajo sot është deponi ilegale e qytetit, është e mbushur me mbeturina, familjare, ndërtimore dhe me kocka të kafshëve të hedhura nga theroret e Gjilanit, të cilat mund të shkaktojnë një epidemi të re në qytetin e Gjilanit, bazuar në rritjen e numrit të qytetarëve që po e vizitojnë këto ditë.

Rekomandimet për vendimmarrësit:
– Obligimi për dezinfektim të të gjitha hapësirave tregtare e shërbyese që kanë punë me klientë
– Obligimi për ofrimin e dezinfektuesve ose ujit me sapun për çdo klientë tek ofruesit e shërbimeve
– Obligimin për testim javor të punëtorëve që kanë punë me klientë.
– Obligimi për furnizuesit nga jashtë qyteti që të prezantojnë tek PK në rrugët hyrëse të Gjilanit të certifikatave nga IKSHP për furnizuesit tregtar që sjellin mallra për çdo javë.
– Mos shkurtimi i lirisë së lëvizjes, por shtimi i sajë gjatë muajit të ramazanit, sidomos heqja e sajë në kohën e iftarit për furnizim me bukë të nxehtë për iftar dhe syfyr.
– Lejimi i daljes në pjesë të caktuara në këmbë për tu shëtitur për qytetarët, duke ia tërhjekur vazhdimisht vëmendjen për t’u mos u grumbulluar./rajonipress/